Course image MBRETËRIA E PERËNDISË -2023
Teologji

Ku është mbretëria e Perëndisë, ku ndodhet dhe cila është e ardhmja e saj është keqkuptuar shumë nga shumica në të ashtuquajturin krishterim. Shumica e të krishterëve janë mësuar se mbretëria e Perëndisë është në qiell, ose në zemrën e dikujt, ose Kisha është mbretëria, ose është drejtësi sociale, ose është një përvojë konvertimi. Qëllimi i këtij studimi është të zbulojë natyrën e mbretërisë së Perëndisë

Course image TEOLOGJI SISTEMATIKE - EKLESIOLOGJI
Teologji

Një hyrje studimi në doktrinën biblike të Kishës së Zotit Jezus Krisht. Kursi është krijuar për t'iu përgjigjur pyetjes: "Çfarë na mëson e gjithë Bibla për Kishën?" Vëmendje i kushtohet fushave të mëposhtme të doktrinës: 

·         Doktrina në lidhje me popullin e Perëndisë në Dhiatën e Vjetër dhe përfshirja e tyre në Kishën e përjetshme, universale;

·         doktrina e Kishës siç përcaktohet dhe përshkruhet në Dhjatën e Re, e njohur gjithashtu si Trupi i Krishtit, që përfshin të gjithë njerëzit e Perëndisë që kanë marrë shpëtimin e blerë nga vepra shpenguese e Jezus Krishtit në Kryq;

·         Doktrina në lidhje me kishat lokale, domethënë asambletë e besimtarëve në bashkësi në vende të ndryshme në tokë dhe qeverisjen e këtyre kishave lokale sipas Dhjatës së Re.


Course image Historia e Krishtërimit
Teologji

Ky kurs ofron një studim panoramik të eventeve kryesore të historisë së krishtërimit, me diversitetin e saj të papërsëritshëm, që është reflektuar në një varg besimesh, traditash, institutesh, gjithashtu në perspektivat kulturore, politike dhe sociale. Theks i veçantë do të vendoset mbi zhvillimin e medimit dhe mendimtarëve të krishterë, duke synuar të jepen bazat historike për një analizë të plotë të krishtërimit të sotëm.

Course image Apologjetika 2022
Teologji

Apologjetika është disiplina që kërkon të sigurojë një mbrojtje të vërtetësisë së besimit së besimit të krishterë me qëllim bindjen e jobesimtarëve. Fjala shqipe “apologjetikë” vjen nga fjala greke apologia që i referohet një mbrojtjeje verbale ose një përgjigje.  Kështu, apologjetika i referohet mbrojtjes së besimit të krishterë kundër të gjitha sulmeve intelektuale. Apologjetika mund të përfshijë argumente shkencore, teologjike dhe filozofike në mbështetje të Zotit, Biblës dhe besimit të krishterë

Course image Soteriologji
Teologji

Cili ishte shkaku madhor që çoi në ardhjen e Krishtit në tokë dhe në vdekjen e Tij për mëkatet tona? Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje, duhet ta gjurmojë atë deri në karakterin e Perëndisë Vetë, dhe këtu Shkrimi na tregon për dy gjëra: dashurinë dhe drejtësinë e Perëndisë

Course image TS: Mbretëria e Perëndisë
Teologji

Ku është mbretëria e Perëndisë, ku ndodhet dhe cila është e ardhmja e saj është keqkuptuar shumë nga shumica në të ashtuquajturin krishterim. Shumica e të krishterëve janë mësuar se mbretëria e Perëndisë është në qiell, ose në zemrën e dikujt, ose Kisha është mbretëria, ose është drejtësi sociale, ose është një përvojë konvertimi. Qëllimi i këtij studimi është të zbulojë natyrën e mbretërisë së Perëndisë.


Course image Hyrje në Teologji Sistematike
Teologji

Studenti do të prezantohet me një vështrim të përgjithshëm dhe përmbledhës të teologjisë sistematike të Krishterë, degëzimeve të saj, çështjeve apo problematikave të hasura në kohët e sotme. Kjo lëndë merret me një vështrim të përgjithshëm të studimit të sistematizuar dhe të organizuar të të gjitha fakteve të zbuluara në shkrim në lidhje me Perëndinë, personat e Trinisë, Shkrimin, Njeriun, Mëkatin, Shpëtimin, Kishën, Engjëjt, Kohët e fundit, etj.


Course image Kristologji
Teologji

Një hyrje përmbledhëse në doktrinën biblike për sa i përket Jezus Krishtit. Kursi i përgjigjet pyetjes “çfarë na mëson e gjithë Bibla për Jezus Krishtin?” Vëmendje i jepet fushave të mëposhtme të doktrinës së Biblës:

·       Doktrina e Personit të Krishtit;

·       Doktrina e Shlesës;

·       Doktrina e Njeriut;

·       Doktrina e Ringjalljes dhe Ngritjes (në qiell);

·       Doktrina e Posteve të Krishtit—Profet, Prift, dhe Mbret;

·       Doktrina e Ardhjes së Dytë të Krishtit dhe Rolet e Tij Paues.