Ky kurs është projektuar për të udhëhequr studentin nëpërmjet një studimi të thellë të perspektivave biblike, historike dhe strategjike në lidhje me "Misionin e popullit të Perëndisë".
Ky kurs prezanton vlerat thelbësore që drejtuesit e krishterë duhet të ndjekin për të ndërtuar një kishë biblikisht të shëndetshme.
Në këtë kurs studenti do të prezantohet me:
Konceptet e udhëheqësisë të përdorura në këtë kurs do të jenë të dobishme për studentët dhe të zbatueshme për gjithë jetën e tyre. Materiali i çon studentët në një rrugëtim të gjatë sa vet jeta e tyre, duke kërkuar dhe hetuar ndjenjat dhe qenien e tyre më të thellë. Ky kurs shqyrton dhe kërkon se si të jetosh në risinë e jetës. Nëpërmjet këtij kursi studentët do të përjetojnë freskinë e jetës Zoe dhe do të zbulojnë identitetin e tyre në Krishtin.
Mësimet e kursit “I lirë për të drejtuar” janë
për të krishterët në pozicione drejtuese të çfarëdo lloji ose për të krishterët
që mendojnë se mund të bëhen drejtues në të ardhmen.
Pjesëmarrësit do të mësojnë si të drejtojnë duke u bazuar në identitetin që ata
kanë në Krishtin që të jenë autentikë dhe të vërtetë dhe të bëhen ai person që
të tjerët do të duan ta ndjekin.
Ata do të mësojnë si të shmangin rraskapitjen , si të kapërcejnë sulmet
personale dhe si të përdorin pozitivisht konfliktin.
Mentorimi është ri-shfaqur si një element jetësor në zhvillimin e udhëheqësve për shërbesën dhe misionin. A është kjo vetëm një metodë e re, apo është një art i lashtë që është përshtatur mirë në kontekstin bashkëkohor kulturor? Ky kurs intensiv hulumton natyrën e mentorimit shpirtëror në stile të ndryshme të tij, shembujt biblike dhe historik, si dhe vlerën e tij për dishepullizimin e vazhdueshëm në përgjithësi dhe aplikimin për zhvillimin e udhëheqësisë në veçanti.Vëmendje do t'i kushtohet mënyrave në të cilat mentorimi adreson çështjet e qëndrueshmërisë për udhëheqësit në kontekste sfiduese misionare. Ndërtimi mbi një bazë solide teologjike dhe teorike, do të paraqesë një model praktik të mentorimit shpirtëror i cili mund të udhëzojë edhe ata që ofrojnë mentorimin dhe ata që e marrin atë.
Ky kurs është përpiluar për të dhënë një hyrje në filozofinë e udhëheqësisë dhe zbatimin e saj në shërbesë. Një vëmendje e veçantë do t’i jepet kuptimit të përqasjeve të ndryshme të udhëheqësisë nën dritën e themeleve biblike të udhëheqësisë të gjendura në Dhjatën e Vjetër dhe në Dhjatën e Re. Kursi do të përfshijë zbatimin praktik të udhëheqësisë në fushat kryesore të shërbesës duke përfshirë karakterin e udhëheqësit, standartet biblike për udhëheqësinë, përzgjedhjen e udhëheqësisë, menaxhimin e konfliktit, vizionin dhe udhëheqësinë shërbyese.
Ky kurs është krijuar për të dhënë një hyrje në filozofinë e veçantë të udhëheqësisë të njohur si udhëheqësia shërbyese. Një vëmendje e veçantë do t'i jepet kuptimit të mënyrave në të cilat udhëheqësia shërbyese ndryshon nga qasjet e tjera të udhëheqësisë, dhe kontributet që një botëkuptim i qartë i krishterë i bën studimit dhe zbatimit të udhëheqësisë shërbyese. Duke eksploruar Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re, kursi do t'i kushtojë një vëmendje të veçantë jetës dhe shërbesës së Jezus Krishtit si shëmbulli kryesor i udhëheqësisë shërbyese. Së fundmi, kursi do të ofrojë njohuri praktike mbi udhëheqësinë shërbyese , të cilat mund të zbatohen në shërbesën e kishës lokale ndërsa përpiqemi të jemi duart dhe këmbët e Krishtit në botë
Etika e Krishterë studion karakterin e Perëndisë dhe si lidhet Ai me fëmijët e tij; është një lëndë gjatë së cilës përcaktohen termat si: karakter, etikë, moral, personalitet dhe temperament.
Një kurs për të kuptuar udhëheqësinë e shëndetshme të krishterë duke u kthyer në themelin e fortë të Ungjillit. Si të jetojmë në risinë e jetës?
Të kuptojmë balancën mes Strukturës dhe Frymës dhe të jemi të aftë të aplikojmë administrimin e kishës në një mënyrë që do të ndihmojë shërbesat dhe punën e kishës.