Ky kurs ofron një vëzhgim panoramik të ngjarjeve kryesore të historisë së krishterimit, në diversitetin e tij të jashtëzakonshëm, i cili pasqyrohet në një sërë besimesh, traditash dhe institucionesh, si dhe në perspektivat kulturore, politike dhe sociale. Theks i veçantë do t'i kushtohet zhvillimit të mendimit dhe mendimtarëve të krishterë, duke synuar të ofrojë bazën historike për një analizë të plotë të krishterimit në ditët e sotme.
Një hyrje përmbledhëse në doktrinën biblike për sa i përket Jezus Krishtit. Kursi i përgjigjet pyetjes “çfarë na mëson e gjithë Bibla për Jezus Krishtin?” Vëmendje i jepet fushave të mëposhtme të doktrinës së Biblës:
· Doktrina e Personit të Krishtit;
· Doktrina e Shlesës;
· Doktrina e Njeriut;
· Doktrina e Ringjalljes dhe Ngritjes (në qiell);
· Doktrina e Posteve të Krishtit—Profet, Prift, dhe Mbret;
· Doktrina e Ardhjes së Dytë të Krishtit dhe Rolet e Tij Paues.
Janë dizenjuar diskutime të ndryshme për të ngritur dhe eksploruar aspekte të ndryshme të këtyre fushave.
Ky kurs ofron një vëzhgim panoramik të ngjarjeve kryesore të historisë së krishterimit, në diversitetin e tij të jashtëzakonshëm, i cili pasqyrohet në një sërë besimesh, traditash dhe institucionesh, si dhe në perspektivat kulturore, politike dhe sociale. Theks i veçantë do t'i kushtohet zhvillimit të mendimit dhe mendimtarëve të krishterë, duke synuar të ofrojë bazën historike për një analizë të plotë të krishterimit në ditët e sotme.
Ku është mbretëria e
Perëndisë, ku ndodhet dhe cila është e ardhmja e saj është keqkuptuar shumë nga
shumica në të ashtuquajturin krishterim. Shumica e të krishterëve janë
mësuar se mbretëria e Perëndisë është në qiell, ose në zemrën e dikujt, ose
Kisha është mbretëria, ose është drejtësi sociale, ose është një përvojë
konvertimi. Qëllimi i këtij studimi është të zbulojë natyrën e mbretërisë
së Perëndisë
Një hyrje studimi në doktrinën biblike të Kishës së Zotit Jezus Krisht. Kursi është krijuar për t'iu përgjigjur pyetjes: "Çfarë na mëson e gjithë Bibla për Kishën?" Vëmendje i kushtohet fushave të mëposhtme të doktrinës:
· Doktrina në lidhje me popullin e Perëndisë në Dhiatën e Vjetër dhe përfshirja e tyre në Kishën e përjetshme, universale;
· doktrina e Kishës siç përcaktohet dhe përshkruhet në Dhjatën e Re, e njohur gjithashtu si Trupi i Krishtit, që përfshin të gjithë njerëzit e Perëndisë që kanë marrë shpëtimin e blerë nga vepra shpenguese e Jezus Krishtit në Kryq;
· Doktrina në lidhje me kishat lokale, domethënë asambletë e besimtarëve në bashkësi në vende të ndryshme në tokë dhe qeverisjen e këtyre kishave lokale sipas Dhjatës së Re.
Ky kurs ofron një studim panoramik të eventeve kryesore të historisë së krishtërimit, me diversitetin e saj të papërsëritshëm, që është reflektuar në një varg besimesh, traditash, institutesh, gjithashtu në perspektivat kulturore, politike dhe sociale. Theks i veçantë do të vendoset mbi zhvillimin e medimit dhe mendimtarëve të krishterë, duke synuar të jepen bazat historike për një analizë të plotë të krishtërimit të sotëm.
Apologjetika është disiplina që kërkon të sigurojë një mbrojtje të vërtetësisë së besimit së besimit të krishterë me qëllim bindjen e jobesimtarëve. Fjala shqipe “apologjetikë” vjen nga fjala greke apologia që i referohet një mbrojtjeje verbale ose një përgjigje. Kështu, apologjetika i referohet mbrojtjes së besimit të krishterë kundër të gjitha sulmeve intelektuale. Apologjetika mund të përfshijë argumente shkencore, teologjike dhe filozofike në mbështetje të Zotit, Biblës dhe besimit të krishterë
Cili ishte shkaku madhor që çoi në ardhjen e Krishtit në tokë dhe në vdekjen e
Tij për mëkatet tona? Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje, duhet ta gjurmojë atë
deri në karakterin e Perëndisë Vetë, dhe këtu Shkrimi na tregon për dy
gjëra: dashurinë dhe drejtësinë e Perëndisë
Ku është mbretëria e Perëndisë, ku ndodhet dhe cila është e ardhmja e saj është keqkuptuar shumë nga shumica në të ashtuquajturin krishterim. Shumica e të krishterëve janë mësuar se mbretëria e Perëndisë është në qiell, ose në zemrën e dikujt, ose Kisha është mbretëria, ose është drejtësi sociale, ose është një përvojë konvertimi. Qëllimi i këtij studimi është të zbulojë natyrën e mbretërisë së Perëndisë.
Studenti do të prezantohet me një vështrim të përgjithshëm dhe përmbledhës të teologjisë sistematike të Krishterë, degëzimeve të saj, çështjeve apo problematikave të hasura në kohët e sotme. Kjo lëndë merret me një vështrim të përgjithshëm të studimit të sistematizuar dhe të organizuar të të gjitha fakteve të zbuluara në shkrim në lidhje me Perëndinë, personat e Trinisë, Shkrimin, Njeriun, Mëkatin, Shpëtimin, Kishën, Engjëjt, Kohët e fundit, etj.
Një hyrje përmbledhëse në doktrinën biblike për sa i përket Jezus Krishtit. Kursi i përgjigjet pyetjes “çfarë na mëson e gjithë Bibla për Jezus Krishtin?” Vëmendje i jepet fushave të mëposhtme të doktrinës së Biblës:
· Doktrina e Personit të Krishtit;
· Doktrina e Shlesës;
· Doktrina e Njeriut;
· Doktrina e Ringjalljes dhe Ngritjes (në qiell);
· Doktrina e Posteve të Krishtit—Profet, Prift, dhe Mbret;
· Doktrina e Ardhjes së Dytë të Krishtit dhe Rolet e Tij Paues.
Ky kurs siguron një studim të avancuar në homiletikë për studentët e vitit të tretë. Fokusi kryesor i kursit është t'u japë studentëve një mundësi për të praktikuar si zhvillimin ashtu edhe dhënien e predikimeve shpjeguese biblikisht besnike. Vëmendje do t’i jepet kuptimit të stilit të predikimit, autoritetit, dhe ekzegezës të një audience me theks në zbatimin praktik. Duke kaluar nga teksti biblik në një dorëshkrim të plotë predikimi, studentët do të përfshihen në procesin e zhvillimit të predikimit në fushat e temave të dallueshme ekzegjetike, krijimit të skicave, hyrjeve, ilustrimeve, zbatimeve dhe përfundimeve. Së fundi, studentët do të prezantohen me hermeneutikën Shpenguese-Historike si një lente kryesore për ekzegjezën biblike dhe zhvillimin e predikimit me mundësi për të përmirësuar aftësitë e tyre të predikimit gjatë gjithë javës.
Dhjata
e Re në Bibël përfshin Ungjijtë, katër kronika të ndryshme të jetës së Jezusit.
Këta libra janë themelorë për besimin e krishterë dhe praktikimin, ndarjen e
historisë së lindjes së Jezusit, jetën dhe mësimet revolucionare, si edhe
afirmimin si Mesia.
Ky kurs është një mbikëqyrje e Romakëve dhe Efesianëve me vëmendje të përqendruar në situatën historike që ngrihet tek letrat, qëllimi dhe struktura e letrave, mesazhet ekzegjetike dhe teologjike, si dhe tek zhvillimi i mendimit të Palit mes shkrimit të këtyre dy letrave.
Në këtë kurs do të studiohet sfondi historik i letrave të Palit dhe jeta e tij; do të krahasohet sfondi i letrave me librin e Veprave të Apostujve, si dhe do të studjohen vështirësitë e eksegezës për të kuptuar letrat e Palit.
Dhjata e Re në Bibël përfshin Ungjijtë, katër kronika të ndryshme të jetës së Jezusit. Këta libra janë themelorë për besimin e krishterë dhe praktikimin, ndarjen e historisë së lindjes së Jezusit, jetën dhe mësimet revolucionare, si edhe afirmimin si Mesia.
Hermeneutika është teoria dhe praktika e interpretimit të Biblës. Na sigurohen udhëzimet për lexim, interpretim dhe studim të Fjalës së Perëndisë me qëllim që atë të cilën Perëndia e synoi për fëmijët e Tij të kuptohet dhe zbatohet në jetën e përditshme.
Dhjata e Re është bazuar
në besëlidhjen e re me anë të së cilës Perëndia fal mëkatet e atyre që besojnë
te Jezus Krishti dhe në vdekjen e Tij zëvendësuese dhe ringjalljen trupore.
Perspektiva teologjike dhe kritike e kursit është Ungjillore dhe në një linjë
me perspektivën e bazës së gjerë të të kuptuarit të Krishterë Ungjillor përgjatë
shekujve. Qëllimi i këtij kursi
është t’i sigurojë studentit një pamje të përgjithshme të të gjithë mesazhit të
Dhjatës së Re si një njësi.
Në këtë kurs do të studiohet sfondi historik i Letrave të Palit. Kështu do të mund të rindërtojmë jetën e Palit. Studentët do të mund të krahasojnë përmbajtjet, sfondin e letrave me librin e Veprave të Apostujve. Do të shpjegohet doktrina e Palit për shpëtimin me anë të besimit nga Letra e Galatasve dhe Letra e Romakëve. Të përfshira në kurst to jenë 5 Sola-t siç na i mëson Palit
Ky kurs synon t’u japë studentëve një mbikqyrje të përmbajtjes bazë të literaturës dhe historisë së Dhjatës së Vjetër. Bibla hebraike do të studiohet përmes epokave të ndryshme që përcaktojnë historinë dhe kronologjinë e saj. Librat e ndryshëm të Dhjatës së Vjetër do të studiohen në raport me epokat e ndryshme të historisë së Izraelit në Dhjatën e Vjetër, p.sh., nga krijimi (origjina) deri te kthimi nga robëria. Ky kurs do të fokusohet edhe te çështjet kryesore teoogjike të Dhjatës së Vjetër dhe te marrëdhënia e tyre me çështje të ngjashme në Dhjatën e Re.
Homiletikë do të thotë Arti i Predikimit. Një studim i ndërtimit dhe përcjelljes së një predikimi. Në këtë kurs do të përcaktojmë dhe analizojmë se çfarë do të thotë “Predikim Shpjegues” dhe dallueshmërinë e tij në lidhje me llojet e tjera të predikimit. Do të kuptojmë rëndësinë e përgatitjes së predikimit dhe eksegezës së mirë. Gjithshtu do të diskutojmë artin e stileve dhe aftësive praktike të paraqitjes së predikimit dhe vlerësimin e predikimit.
Ky kurs do të praqesë një mbikqyrje të Dhjatës së Re, duke përfshirë materiale hyrëse, themel historik, përmbajtje dhe stil, dhe këndvështrim teologjik.
Këshillimi i Krishterë është një kurs i cili do të
ekzaminojë parimet Biblike të personalitetit të njeriut dhe se si ndodh
ndryshimi personal. Përqendrim specifik do t’i jepet kishës si institucion
shërues i Perëndisë, veçoritë unike të këshillimit të Krishterë dhe zhvillimit
të një qasjeje biblike në lidhje me këshillimin
Në këtë kurs studentët do të mësojnë përkufizimin psikologjik dhe shpirtëror të hidhërimit dhe do të studiojnë ndikimin në rritje të tij në sjelljen e individëve, komunitetit dhe kulturës. Studentët do të studiojnë elementet pozitive dhe negative të hidhërimit, fazave të hidhërimit dhe vlerave njerëzore që ndihmojnë në reagimin e njerëzve ndaj vdekjes dhe ngjarjeve kritike serioze. Do të ketë një studim të thellë të Shkrimit për të përcaktuar se çfarë na mëson Bibla për hidhërimin dhe përpjekjet e njeriut për ta përballuar atë.
Do të ketë gjithashtu një paraqitje të drejtpërdrejtë nga një individ që ka përjetuar hidhërim, si ka ndikuar në jetën e atij personi dhe çfarë ka bërë ai individ për t'u marrë me atë hidhërim.
Hyrje në Këshillimin Biblik është një kurs që shqyrton parimet biblike të personalitetit njerëzor dhe si ndodh ndryshimi personal. Do të vendoset vemendje e veçantë te Kisha si institucioni shërues i Perëndisë, karakteristikat e veçanta të Këshillimit të Krishterë dhe zhvillimi i përqasjes biblike me këshillimin.
Temperamente të Transformuara analizon teorinë e personalitetit nga këndvështrimi Biblik. Ofrohen njohuri inkurajuese duke i lejuar gjithashtu studentit të shqyrtojë çdo tipar fyes që duhet të transformohet nga Fjala e Perëndisë dhe fuqia e Frymës së Shenjtë.
Ky kurs është krijuar për t'i ardhur në ndihmë të gjithë drejtuesve të cilët përballen me situata ku një person që vjen për këshillim shfaq shqetësime të shëndetit mendor. Përmes një trajtimi të parimeve të përgjithshme të çrregullimeve të shëndetit mendor, synohet të pajiset drejtuesi me disa aftësi të cilat e ndihmojne atë të kuptojë rrugën e trajtimit të problemit. Gjatë kursit do të prezantohen disa nga çrregullimet më të shpeshta në mënyrë të përgjithshme, ndërsa çrregullimet e personalitetit do të trajtohen më në thellësi. Së fundmi, përmes shpjegimit teorik dhe diskutimeve të rasteve në klasë, pjesëmarrësit do të udhëzohen për parimet bazë në identifikimin e problemeve shqetësuese që duhen referuar tek një specialist i fushës dhe në menaxhimin e urgjencave psikiatrike.
Qëllimi i këtij kursi, është të studiohen Bazat e Këshillimit të Krishterë
Ky kurs shqyrton moralin dhe etikën që përcakton karakterin e besimtaarit të krishterë siç mësohet në Fjalën e Perëndisë. Një studim i Ligjit në Dhjatën e Vjetër përcakton çfarë konsiderohet mëkat por për shkak të sakrificës shlyese të Jezus Krishtit, mëkati, natyra e mëkatit, dhe gjithë sjellja e krishterë duhet të përcaktohet nga çfarë paraqitet në Dhjatën e Re. Si i jetojmë jetët tona, marrja e vendimeve, dhe ndërveprimi me të tjerët janë pikëpyetje që duhen shqyrtuar.
Ky kurs është projektuar për të udhëhequr studentin
nëpërmjet një studimi të thellë të perspektivave biblike, historike dhe
strategjike në lidhje me "Misionin e popullit të Perëndisë".
Rezultatet E Të Nxënit të Këtij Kursi
Pas përfundimit të këtij kursi, studenti duhet të jetë në gjendje të:
1. Mendojë në mënyrë kritike dhe analitike rreth çështjeve missiologjike.
2. Tregojë qartë mandatin biblik për misionet botërore.
3. Përmbledhë në terma të gjerë Narrativën e Madhe të misioneve
4. Shfaqë një kuptim të rolit tonë unik në misionet globale dhe në Porosinë e Madhe.
Ky kurs është projektuar për të udhëhequr studentin nëpërmjet një studimi të thellë të perspektivave biblike, historike dhe strategjike në lidhje me "Misionin e popullit të Perëndisë".
Ky kurs prezanton vlerat thelbësore që drejtuesit e krishterë duhet të ndjekin për të ndërtuar një kishë biblikisht të shëndetshme.
Në këtë kurs studenti do të prezantohet me:
Konceptet e udhëheqësisë të përdorura në këtë kurs do të jenë të dobishme për studentët dhe të zbatueshme për gjithë jetën e tyre. Materiali i çon studentët në një rrugëtim të gjatë sa vet jeta e tyre, duke kërkuar dhe hetuar ndjenjat dhe qenien e tyre më të thellë. Ky kurs shqyrton dhe kërkon se si të jetosh në risinë e jetës. Nëpërmjet këtij kursi studentët do të përjetojnë freskinë e jetës Zoe dhe do të zbulojnë identitetin e tyre në Krishtin.
Mësimet e kursit “I lirë për të drejtuar” janë
për të krishterët në pozicione drejtuese të çfarëdo lloji ose për të krishterët
që mendojnë se mund të bëhen drejtues në të ardhmen.
Pjesëmarrësit do të mësojnë si të drejtojnë duke u bazuar në identitetin që ata
kanë në Krishtin që të jenë autentikë dhe të vërtetë dhe të bëhen ai person që
të tjerët do të duan ta ndjekin.
Ata do të mësojnë si të shmangin rraskapitjen , si të kapërcejnë sulmet
personale dhe si të përdorin pozitivisht konfliktin.
Mentorimi është ri-shfaqur si një element jetësor në zhvillimin e udhëheqësve për shërbesën dhe misionin. A është kjo vetëm një metodë e re, apo është një art i lashtë që është përshtatur mirë në kontekstin bashkëkohor kulturor? Ky kurs intensiv hulumton natyrën e mentorimit shpirtëror në stile të ndryshme të tij, shembujt biblike dhe historik, si dhe vlerën e tij për dishepullizimin e vazhdueshëm në përgjithësi dhe aplikimin për zhvillimin e udhëheqësisë në veçanti.Vëmendje do t'i kushtohet mënyrave në të cilat mentorimi adreson çështjet e qëndrueshmërisë për udhëheqësit në kontekste sfiduese misionare. Ndërtimi mbi një bazë solide teologjike dhe teorike, do të paraqesë një model praktik të mentorimit shpirtëror i cili mund të udhëzojë edhe ata që ofrojnë mentorimin dhe ata që e marrin atë.
Ky kurs është përpiluar për të dhënë një hyrje në filozofinë e udhëheqësisë dhe zbatimin e saj në shërbesë. Një vëmendje e veçantë do t’i jepet kuptimit të përqasjeve të ndryshme të udhëheqësisë nën dritën e themeleve biblike të udhëheqësisë të gjendura në Dhjatën e Vjetër dhe në Dhjatën e Re. Kursi do të përfshijë zbatimin praktik të udhëheqësisë në fushat kryesore të shërbesës duke përfshirë karakterin e udhëheqësit, standartet biblike për udhëheqësinë, përzgjedhjen e udhëheqësisë, menaxhimin e konfliktit, vizionin dhe udhëheqësinë shërbyese.
Ky kurs është krijuar për të dhënë një hyrje në filozofinë e veçantë të udhëheqësisë të njohur si udhëheqësia shërbyese. Një vëmendje e veçantë do t'i jepet kuptimit të mënyrave në të cilat udhëheqësia shërbyese ndryshon nga qasjet e tjera të udhëheqësisë, dhe kontributet që një botëkuptim i qartë i krishterë i bën studimit dhe zbatimit të udhëheqësisë shërbyese. Duke eksploruar Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re, kursi do t'i kushtojë një vëmendje të veçantë jetës dhe shërbesës së Jezus Krishtit si shëmbulli kryesor i udhëheqësisë shërbyese. Së fundmi, kursi do të ofrojë njohuri praktike mbi udhëheqësinë shërbyese , të cilat mund të zbatohen në shërbesën e kishës lokale ndërsa përpiqemi të jemi duart dhe këmbët e Krishtit në botë