
Apologjetika 2022
Apologjetika është disiplina që kërkon të sigurojë një mbrojtje të vërtetësisë së besimit së besimit të krishterë me qëllim bindjen e jobesimtarëve. Fjala shqipe “apologjetikë” vjen nga fjala greke apologia që i referohet një mbrojtjeje verbale ose një përgjigje. Kështu, apologjetika i referohet mbrojtjes së besimit të krishterë kundër të gjitha sulmeve intelektuale. Apologjetika mund të përfshijë argumente shkencore, teologjike dhe filozofike në mbështetje të Zotit, Biblës dhe besimit të krishterë

Soteriologji
Cili ishte shkaku madhor që çoi në ardhjen e Krishtit në tokë dhe në vdekjen e
Tij për mëkatet tona? Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje, duhet ta gjurmojë atë
deri në karakterin e Perëndisë Vetë, dhe këtu Shkrimi na tregon për dy
gjëra: dashurinë dhe drejtësinë e Perëndisë

TS: Mbretëria e Perëndisë
Ku është mbretëria e Perëndisë, ku ndodhet dhe cila është e ardhmja e saj është keqkuptuar shumë nga shumica në të ashtuquajturin krishterim. Shumica e të krishterëve janë mësuar se mbretëria e Perëndisë është në qiell, ose në zemrën e dikujt, ose Kisha është mbretëria, ose është drejtësi sociale, ose është një përvojë konvertimi. Qëllimi i këtij studimi është të zbulojë natyrën e mbretërisë së Perëndisë.

Hyrje në Teologji Sistematike
Studenti do të prezantohet me një vështrim të përgjithshëm dhe përmbledhës të teologjisë sistematike të Krishterë, degëzimeve të saj, çështjeve apo problematikave të hasura në kohët e sotme. Kjo lëndë merret me një vështrim të përgjithshëm të studimit të sistematizuar dhe të organizuar të të gjitha fakteve të zbuluara në shkrim në lidhje me Perëndinë, personat e Trinisë, Shkrimin, Njeriun, Mëkatin, Shpëtimin, Kishën, Engjëjt, Kohët e fundit, etj.

Doktrinat e Biblës (2021-2022)
Ne nuk mund ta quajmë veten "të krishterë" ose "kishë e krishterë" nëse nuk e dimë, besojmë dhe formojmë qëndrimin tonë sipas Biblës.
Qëllimi i këtij kursi, i quajtur Doktrinat Biblike, është që të njiheni me disa nga mësimet themelore që Perëndia ka për ne, në Bibël

Kristologji
Një hyrje përmbledhëse në doktrinën biblike për sa i përket Jezus Krishtit. Kursi i përgjigjet pyetjes “çfarë na mëson e gjithë Bibla për Jezus Krishtin?” Vëmendje i jepet fushave të mëposhtme të doktrinës së Biblës:
· Doktrina e Personit të Krishtit;
· Doktrina e Shlesës;
· Doktrina e Njeriut;
· Doktrina e Ringjalljes dhe Ngritjes (në qiell);
· Doktrina e Posteve të Krishtit—Profet, Prift, dhe Mbret;
· Doktrina e Ardhjes së Dytë të Krishtit dhe Rolet e Tij Paues.

Historia e Kishës 2

Mbikqyrje në Dhjatën e Vjetër 2021-2022
Ky kurs synon t’u japë studentëve një mbikqyrje të përmbajtjes bazë të literaturës dhe historisë së Dhjatës së Vjetër. Bibla hebraike do të studiohet përmes epokave të ndryshme që përcaktojnë historinë dhe kronologjinë e saj. Librat e ndryshëm të Dhjatës së Vjetër do të studiohen në raport me epokat e ndryshme të historisë së Izraelit në Dhjatën e Vjetër, p.sh., nga krijimi (origjina) deri te kthimi nga robëria. Ky kurs do të fokusohet edhe te çështjet kryesore teoogjike të Dhjatës së Vjetër dhe te marrëdhënia e tyre me çështje të ngjashme në Dhjatën e Re.

HOMILETIKË ( 2021-2022)
Homiletikë do të thotë Arti i Predikimit. Një studim i ndërtimit dhe përcjelljes së një predikimi. Në këtë kurs do të përcaktojmë dhe analizojmë se çfarë do të thotë “Predikim Shpjegues” dhe dallueshmërinë e tij në lidhje me llojet e tjera të predikimit. Do të kuptojmë rëndësinë e përgatitjes së predikimit dhe eksegezës së mirë. Gjithshtu do të diskutojmë artin e stileve dhe aftësive praktike të paraqitjes së predikimit dhe vlerësimin e predikimit.

Mbikqyrje në Dhjatën e Re (2021-2022)
Ky kurs do të praqesë një mbikqyrje të Dhjatës së Re, duke përfshirë materiale hyrëse, themel historik, përmbajtje dhe stil, dhe këndvështrim teologjik.

STUDIMI I UNGJIJVE
Ky kurs është krijuar për të ofruar një hyrje dhe përmbledhje
të katër librave të Dhjatës së Re të Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit të njohur
së bashku si ungjijtë. Këto libra theksojnë lindjen, jetën, vdekjen dhe
ringjalljen e Jezus Krishtit dhe përmbajnë shënimet më të hollësishme të jetës
dhe shërbesës së tij. Si i tillë, ky kurs do të përqendrohet në implikimet
specifike teologjike, frymërore dhe praktike të jetës dhe vdekjes së Krishtit
brenda historisë shpenguese dhe në jetën tonë të tanishme. Koha do të
shpenzohet për kontekstin historik të shekullit të parë, kontributet unike të
secilit shkrimtar të ungjillit dhe një përmbledhje të temave kryesore dhe
mësimdhënies së secilit libër.

Letra Drejtuar Romakëve
Ky studim i detajuar i
Letrës Drejtuar Romakëve përfshin një hyrje të përmbledhur të autorit dhe të
situatës së besimtarëve në Romë. I jepet vëmendje tekstit të letrës me anë të
studimit varg mbas vargu, duke theksuar domethënien për të krishterët sot. Do
të diskutohet gjithashtu edhe aplikimi për individët dhe kishat në njohjen e
Perëndisë dhe Ungjillit, si edhe prezantimin e tij tek ata që vijnë nga një
prejardhje jo të krishterë.

Homiletikë
Homiletikë do të thotë Arti i Predikimit. Një studim i ndërtimit dhe përcjelljes së një predikimi.

Hermenautikë 2020
Qëllimi i këtij kursi është të ndihmojë studentët të zbulojnë si të lexojnë Biblën për gjithë vlerën që ka.

Referimet në shëndetin mendor
Ky kurs është krijuar për t'i ardhur në ndihmë të gjithë drejtuesve të cilët përballen me situata ku një person që vjen për këshillim shfaq shqetësime të shëndetit mendor. Përmes një trajtimi të parimeve të përgjithshme të çrregullimeve të shëndetit mendor, synohet të pajiset drejtuesi me disa aftësi të cilat e ndihmojne atë të kuptojë rrugën e trajtimit të problemit. Gjatë kursit do të prezantohen disa nga çrregullimet më të shpeshta në mënyrë të përgjithshme, ndërsa çrregullimet e personalitetit do të trajtohen më në thellësi. Së fundmi, përmes shpjegimit teorik dhe diskutimeve të rasteve në klasë, pjesëmarrësit do të udhëzohen për parimet bazë në identifikimin e problemeve shqetësuese që duhen referuar tek një specialist i fushës dhe në menaxhimin e urgjencave psikiatrike.

Bazat e Këshillimit të Krishterë
Qëllimi i këtij kursi, është të studiohen Bazat e Këshillimit të Krishterë

HYRJE NË UDHËHEQËSI (2021-2022)
Ky kurs është përpiluar për të dhënë një hyrje në filozofinë e udhëheqësisë dhe zbatimin e saj në shërbesë. Një vëmendje e veçantë do t’i jepet kuptimit të përqasjeve të ndryshme të udhëheqësisë nën dritën e themeleve biblike të udhëheqësisë të gjendura në Dhjatën e Vjetër dhe në Dhjatën e Re. Kursi do të përfshijë zbatimin praktik të udhëheqësisë në fushat kryesore të shërbesës duke përfshirë karakterin e udhëheqësit, standartet biblike për udhëheqësinë, përzgjedhjen e udhëheqësisë, menaxhimin e konfliktit, vizionin dhe udhëheqësinë shërbyese.

Udhëheqësia Shërbyese(21-22)
Ky kurs është krijuar për të dhënë një hyrje në filozofinë e veçantë të udhëheqësisë të njohur si udhëheqësia shërbyese. Një vëmendje e veçantë do t'i jepet kuptimit të mënyrave në të cilat udhëheqësia shërbyese ndryshon nga qasjet e tjera të udhëheqësisë, dhe kontributet që një botëkuptim i qartë i krishterë i bën studimit dhe zbatimit të udhëheqësisë shërbyese. Duke eksploruar Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re, kursi do t'i kushtojë një vëmendje të veçantë jetës dhe shërbesës së Jezus Krishtit si shëmbulli kryesor i udhëheqësisë shërbyese. Së fundmi, kursi do të ofrojë njohuri praktike mbi udhëheqësinë shërbyese , të cilat mund të zbatohen në shërbesën e kishës lokale ndërsa përpiqemi të jemi duart dhe këmbët e Krishtit në botë

Etika e Krishterë 2021-2022
Etika e Krishterë studion karakterin e Perëndisë dhe si lidhet Ai me fëmijët e tij; është një lëndë gjatë së cilës përcaktohen termat si: karakter, etikë, moral, personalitet dhe temperament.

Udhëheqësia Autentike 2021-2022
Një kurs për të kuptuar udhëheqësinë e shëndetshme të krishterë duke u kthyer në themelin e fortë të Ungjillit. Si të jetojmë në risinë e jetës?

Administrimi i Kishës
Të kuptojmë balancën mes Strukturës dhe Frymës dhe të jemi të aftë të aplikojmë administrimin e kishës në një mënyrë që do të ndihmojë shërbesat dhe punën e kishës.

Etika e Krishterë
Etika e Krishterë studion karakterin e Perëndisë dhe si lidhet Ai me fëmijët e tij; është një lëndë gjatë së cilës përcaktohen termat si: karakter, etikë, moral, personalitet dhe temperament.